Përmbajtja



Shpjegimi i 40 Haditheve të Imam  Neueuiut dhe shtesës së  Ibn Rexhebit.


 

 

 

في ينتلما يوقلا حتف ينسمما ةمتتو ينعبرلأا حرش

 

Titulli origjinal: ينسمما ةمتتو ينعبرلأا حرش في ينتلما يوقلا حتف

Autori: Shejkhu i nderuar AbdulMuhsin el Abbad

Përktheu: Fatjon Isufi

Redaktoi: Sashenka Jaupi

Përmbajtja:

Hadithi 01 - Veprat janë sipas qëllimeve.
 

Hadithi 02 - Ardhja e Xhibrilit tek muslimanët për t’u mësuar çështjet e fesë së tyre.

Hadithi 03 - Islami është i ndertuar mbi pesë shtylla.

Hadithi 04 - Secili prej jush krijohet në barkun e nënës së tij.

Hadithi 05 - Kush shpik në fenë tonë çfarë nuk është prej saj, është e refuzuar.

Hadithi 06 - Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë.

Hadithi 07 - Feja është këshillë.

Hadithi 08 - Jam urdhëruar që t`i luftoj njerëzit derisa.

Hadithi 09 - Çfarë ua kam ndaluar largohuni prej saj.

Hadithi 10 - Allahu është i mirë dhe nuk pranon diçka tjetër veç të mirës.

Hadithi 11 - Largoju të dyshimtës dhe përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë.

Hadithi 12 - Nga Islami i mirë i njeriut.

Hadithi 13 - Nuk beson ndonjëri prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për vete.

Hadithi 14 - Nuk lejohet gjaku i muslimanit perveç në tre raste.

Hadithi 15 - Kush i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit le të flasë mirë.

Hadithi 16 - Mos u zemëro.

Hadithi 17 - Allahu e ka obliguar mirësinë në çdo gjë.

Hadithi 18 - Ki frikë Allahun kudo që të jësh.

Hadithi 19 - Ruaje Allahun që të të ruajë ty.

Hadithi 20 - Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash.

Hadithi 21 - Thauj: I kam besuar Allahut, dhe përmbaju kësaj.

Hadithi 22 - Si mendon nëse i fal pesë namazet dhe e agjëron Ramazanin.

Hadithi 23 - Pastërtia është gjysma e besimit.

Hadithi 24 - O Robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes padrejtësinë.

Hadithi 25 - Na i morën të pasurit të gjitha shpërblimet.

Hadithi 26 - Për çdo nyje të trupit duhet dhënë sadaka.

Hadithi 27 - Devotshmëria është morali i mirë.

Hadithi 28 - U porosis me devotshmëri dhe moral të mirë.

Hadithi 29 - Adhuroje Allahun duke mos i bërë shok asgjë.

Hadithi 30 - Allahu ka obliguar disa faerze, prandaj mos i lini pas dore.

Hadithi 31 - Mos lakmo në këtë dunja që të të dojë Allahu.

Hadithi 32 - Nuk duhet të ketë dëm për asnjërën palë.

Hadithi 33 - Pretenduesi duhet të sjellë fakte dhe dëshmi, ndërsa pala mbrojtëse mjaftohet me betim.

Hadithi 34 - Kush sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij.

Hadithi 35 - Mos kini zili njëri tjetrin, mos u armiqësoni, mos u konfliktoni.

Hadithi 36 - Kush ia lehtëson një brengë vëllait të tij në këtë dunja.

Hadithi 37 - Allahu i ka ndarë të mirat dhe të këqijat.

Hadithi 38 - Kush e armiqëson një nga të dashurit e Mi, i kam shpallur luftë.

Hadithi 39 - Allahu ia ka falur umetit tim ato që bëhen nga gabimi dhe harresa.

Hadithi 40 - Të jesh në këtë dunja si i huaj apo udhëtar.

Hadithi 41 - Nuk beson dikush derisa dëshirat e tij të pasojnë sheriatin tim.

Hadithi 42 - O biri i Ademit! Per sa kohë që me lutesh dhe shpreson tek Unë.

Hadithi 43 - Jepini të drejtat atyre që u takojnë.

Hadithi 44 - Gjidhënia bën të ndaluar njësoj si nga gjaku.

Hadithi 45 - Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitblerjen e alkoolit.

Hadithi 46 - Çdo pije dehëse është e ndaluar.

Hadithi 47 - S`ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se barkun e tij.

Hadithi 48 - Katër cilësitë e hipokritit.

Hadithi 49 - Sikur t’i mbeshteteshit Allahut me bindje të patundur.

Hadithi 50 - Të mos pushojë gjuha jote nga të përmendurit e Allahu.

 

Parathënie:

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut për dhuratat e panumërta dhe mirësitë e plota! Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar të vërtetë, përpos Allahut, Ai është i Vetëm dhe i Pashok, i njohur për mirësinë dhe mëshirën e Tij! Gjithashtu, dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është rob dhe i Dërguari i Tij, udhëheqësi i arabëve dhe i të huajve, njeriu që Allahu e veçoi dhe i zbriti fjalët përmbledhëse! O Zoti ynë, nderoje dhe begatoje familjen e tij, e cila shquhej për fisnikërinë, moralin dhe shokët që ndriçojnë si yjet errësirat. Ata që Allahu i nderoi, duke i bërë njerëzit më të mirë mes popujve. Këto, përshëndetje ia dërgoj çdokujt që erdhi pas tyre, ndoqi gjurmët e tyre dhe e pastroi zemrën nga çdo lloj mllefi për besimtarët.

Ndër temat që kanë shkruar dijetarët në fushën e hadithit të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është edhe libri “Dyzet hadithet.” Në të vërtetë, libri është një përmbledhje, ku autori përmend dyzet hadithe të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e kjo, duke u bazuar në një hadith që është transmetuar për vlerën e të mësuarit përmendësh të dyzet haditheve nga Profeti.

Në parathënien e librit të tij “Dyzet hadithet”, shkrimtari përmend nëntë prej shokëve të Profetit, të cilët e përcillnin këtë hadith. Pasi rradhit emrat e tyre, citon: “Dijetarët e hadithit janë të një mendimi se ai është hadith i dobët, edhe pse rrugët e tij të transmetimit janë të shumta.”

Ai na rikujtoi se në shkrimin e librit të dyzet haditheve nuk ishte mbështetur mbi këtë hadith, por mbi disa hadithe të tjera, siç është hadithi i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ai që është prezent, le t’ia përcjellë (fjalët e mia) atij që mungon”, apo fjala e Profetit që thotë: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij njeriu që dëgjon një prej thënieve të mia dhe e kupton atë.” Më pas, ai përmend trembëdhjetë prej dijetarëve që kanë shkruar dyzet hadithe, ku nga të parët ishte Abdullah bin Mubarek dhe i fundit Ebu Bekr el Bejhaki. Pas përmendjes së tyre ai thotë: “E shumë të tjerë, të cilët nuk mund të numërohen prej të parëve dhe të gjithëve që erdhën më pas.”

Neveviu, më pas vijon: “Disa dijetarë kanë mbledhur dyzet hadithe që flasin për bazat e fesë e disa të tjerë për çështje të dorës së dytë. Disa kanë mbledhur rreth Xhihadit, Zuhdit, moralit, e disa rreth hytbeve, por që të gjitha përmbajnë qëllime shumë të mira. Allahu qoftë i kënaqur me ata që kanë pasur këto qëllime! Ndërsa unë mendova të mbledh dyzet hadithet më të rëndësishme nga të gjitha çështjet që u përmendën sepse ato janë dyzet hadithe që i përmbledhin të gjitha çështjet e mësipërme. Çdo hadith përmban një rregull të madh të kësaj feje, e disa dijetarë kanë vlerësuar se Islami sillet rreth këtyre haditheve, apo se janë gjysma, apo një e treta e Islamit etj. U kujdesa që këto dyzet hadithe të ishin të sakta dhe numri më i madh i tyre gjendet në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit. Ato i kam përmendur pa zinxhire transmetuesish, me qëllim që të lehtësohet mësimi i tyre përmendësh dhe dobia të jetë më e madhe në dashtë Allahu! Kushdo që e kërkon ahiretin duhet t’i mësojë këto hadithe dhe çështje të domosdoshme, po ashtu edhe disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me adhurimet e që janë të dukshme për cilindo që mediton rreth tyre.”

Hadithet që mblodhi Neveviu (RahimehUllah) janë dyzet e dy hadithe, por ai i quajti dyzet, për të përmendur numrin më të madh dhe në formë përmbledhese. Ky libër, bashkë me “Rijadu es Salihin” ka hasur një pranim të pazakontë tek njerëzit. Këto hadithe patën nje popullaritet të madh dhe njerëzit tregonin kujdes të madh për to. Mund të them se libri i parë që të vjen nëpër mend e që i udhëzon fillestarët në kërkimin e hadithit, janë këto dyzet hadithe të Neueuiut (RahimehUllah). Këtyre haditheve Ibn Rexheb el Hanbeli (RahimehUllah), u shtoi edhe tetë hadithe, të cilat konsiderohen prej fjalëve përmbledhëse të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Në këtë mënyrë, plotësoi numrin pesëdhjetë të haditheve. Ato i komentoi në një libër që e titulloi: “Xhamiul ulumi uel hikem fi sherhi hamsine hadithen min xheuamiul kelim.”

Komentet rreth këtij libri janë shtuar shumë. Ndër to ka me komente të shkurtra, por edhe të zgjeruara. Mund të them se komenti më i zgjeruar është ai i Ibn Rexhebit (RahimehUllah). Gjithashtu, komentet e këtyre haditheve dhe shtojcës së Ibn Rexhebit mendova t’i përmbledh në një komentim që i afrohet komentit të shkurtër, ku përmend hadithin në fraza e në mbyllje, si dhe moralin që nxjerrim nga hadithi. Në komentin tim të hadithit jam bazuar në komentet e Neveviut, Ibn Dekik el Ijdit, Ibn Rexhebit, Ibn Uthejminit, librit Fet’hul Barit me autor Ibn Haxher el Askalanin. Atë e titullova: “Fet’hul kauijil metin fi sherhi el erbain ue tetimetul hamsin li Neueui ue Ibn Rexheb”, (RahimehUllah) Metin është emër i Allahut, të cilin e përmend Allahu në Kuran kështu: “Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.” (Suretu Dharijat, 58)

Që do të thotë i Fuqishmi, ashtu siç është komentuar në librat e tefsirit. Me këtë rast, unë i këshilloj nxënësit e dijes që t’i mësojnë përmendësh këto pesëdhjetë hadithe që vlerësohen si fjalë përmbledhëse e Profetit, (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i lutem Allahut të Madhëruar që ky koment të jetë i dobishëm, ashtu siç janë të dobishëm hadithet e tij. Vërtet Allahu i dëgjon lutjet dhe u përgjigjet atyre! Dhe në fund: Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij!
















 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free