Hadithi - 47
47 - S`ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se barkun e tij.
Mikdam bin Mead Jekreb (radijAllahu ‘anhu) thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Ena më e keqe që mbush njeriu është barku i tij. Atij i mjaftojnë disa kafshata për të mbajtur veten. Por po deshi më tepër; një të tretën e stomakut ta lërë për ushqim, një të tretën për të pirë dhe një të tretën për ajër (bosh).” Hadithin e transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh. Tirmidhiu tha: Hadithi është i mirë.
1 - Fjalët e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ena më e keqe që mbush njeriu është barku i tij”, tregojnë se ena është ai vend ku vendosen gjërat, dhe ena më e keqe që mbushet është barku për shkak të pasojave që vijnë prej tij, siç është dyspepsia dhe sëmundje të tjera. Gjithashtu dembelizimi, dobësia dhe pushimet e gjata si pasojë e këtij problemi.
2 - “Atij i mjaftojnë disa kafshata për të mbajtur veten”, që do të thotë se birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata me të cilat ai mund të jetojë, dhe ky është shpjegimi i fjalës: “për të mbajtur veten.” Këtu del në pah nxitja për pakësimin e të ngrënit dhe mos zgjerimin e tij me qëllim që njeriu të gëzojë zell, shkathtësi dhe mbrojte nga çdo sëmnudje që vjen nga të ngrënit e tepërt.
3 - “Por po deshi më tepër; një të tretën e stomakut ta lërë për ushqim, një të tretën për të pirë dhe një të tretën për ajër (bosh).” Kjo do të thotë: Nëse njeriut nuk i mjaftojnë ato kafshata për të mbajtur veten dhe kërkon patjetër diçka më shumë se kjo sasi, atëherë le të jetë sasia e asaj që ha dhe pi në kufijtë e dy të tretave të stomakut, me qëllim që një e treta të mbetet për frymarrje më të lehtë.
4 - Prej dobive të nxjerra nga ky hadith janë:
1 - Në hadith dalin në pah normat fetare me të cilat duhet të pajiset çdo njeri që ushqehet me sasinë e ushqimit që ha.
2 - Qortimi i mbushjes së stomakut sepse kjo gjë sjell sëmundje, dembelizëm dhe dobësi.
3 - E mjaftueshmja arrihet me gjërat nëpërmjet të cilave realizohet të qënit gjallë.
4 - Nëse kërkohet patjetër që njeriu të shtojë masën e ushqimit, atëherë le ta llogarisë që të jetë në sasinë e dy të tretave të stomakut.