Hadithi - 14





14 - Nuk lejohet gjaku i muslimanit perveç në tre raste.

 

Abdullah bin Mesudi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk lejohet të derdhet gjaku i muslimanit, veçse në tri raste: Kur i martuari bën imoralitet, vrasësi dhe ai që lë fenë e tij, duke u ndarë nga bashkësia e muslimanëve.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

1 - Me fjalët e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) “Kur i martuari bën imoralitet”, kemi parasysh dënimin që merret me gurëzim. Kjo është saktësuar në Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe po këtë gjë pohon ajeti ku përmendet gurëzimi, ajet i cili është anulluar (në leximin e tij) por që ka mbetur e vlefshme dispozita e tij.

2 - Fjala e Profetit; vrasësi, nënkupton kur ekzekutohet vrasësi nëpërmjet hakmarrjes, siç thotë Allahu i Madhëruar në librin e Tij: “O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje.” (Suretu Bekare, 178) Gjithasthu, ka thënë: “Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj.” (Suretu Bekare, 179)

3 - Në fjalët e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); “Ai që lë fenë e tij, duke u ndarë nga bashkësia e myslimanëve” kemi parasysh dezertorin, duke u bazuar edhe në hadithin tjetër ku i Dërguari i Allahut thotë: “Ai që ndërron fenë, vriteni!” (E transmeton Buhariu me nr. 3 017)

4 - Hafidh Ibn Rexhebi përmendi ekzekutimin e një grupi tjetër njerëzish që nuk janë përmendur në këtë hadith. Ai përmendi ekzekutimin për homoseksualët, atyre që kryejnë marrëdhënie intime me të afërmit (inçest) që e kanë të ndaluar të martohen me ta, për magjistarin, për atë që kryen marrëdhënie me kafshën, për atë që lë namazin, për atë që pi alkoolin për herë të katërt, për vjedhësin për herë të pestë, për vrasjen e njërit nga dy prijësit që ndodhen në besë, apo për ata që zhveshin armët, për spiunin, për muslimanin që spiunon te mohuesit, kundër muslimanëve, etj.

5- Përfitimet e nxjerra nga hadithi janë:

1 - Nderi i gjakut të muslimanit, duke përjashtuar njërin nga tri rastet që u përmendën në hadith.

2 – Bashkëshorti që bën imoralitet, vritet duke u gurëzuar.

3 - Ai që vret me vetëdije, vritet nëse plotësohen kushtet e hakmarrjes.

4 - Dezertori që largohet nga Islami vritet, qoftë burrë, qoftë grua.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free