Hadithi - 42





42 - O biri i Ademit! Per sa kohë që me lutesh dhe shpreson tek Unë.

 

Enesi (radijAllahu ‘anhu) transmeton duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Allahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, nëse ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do të t’i fal të gjitha ato që ke vepruar dhe këtë gjë nuk e kam të vëshitrë. O biri i Ademit, nëse mëkatet e tua arrijnë deri lart në qiell dhe ti kërkon falje nga Unë, atëherë Unë do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse vjen tek Unë me mëkate në madhësi të tokës, e më pas më drejtohesh duke mos më shoqëruar asgjë, Unë do të vij ty me falje po aq të madhe.” Tirmidhiu i cili thotë se hadithi është i saktë.

1 - Ky është hadithi i fundit të cilin Neveviu, Allahu e mëshiroftë, e ka përmendur në librin e tij “Dyzet hadithet.” Mbi dyzet hadithet ai shtoi edhe dy hadithe, kështu që emërtimi i librit me “Dyzet hadithet” bëhet për vështirësi të shprehuri dhe për shkak të fshirjes së zanores i gjatë numërimit. Hadithi që teguam i përket haditheve kudsije të cilat i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përcjell nga Zoti i tij i Madhëruar.

2 - Fjalët në hadith u drejtohen bijve të Ademit, ndërsa hadithi përmbledh se prej arsyeve që fshijnë mëkatet është lutja ndaj Allahut dhe shpresa ndaj Tij për t’i falur ato gabime. Gjithashtu këtu përfshihet edhe kërkimi i faljes, sinqeriteti ndaj Allahut dhe largimi nga shirku. Me faljen e mëkateve është për qëllim mbulimi i tyre ndaj krijesave, falja e tyre dhe mosndëshkimi për to.

3 - “O biri i Ademit, nëse ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do të t’i fal të gjitha ato që ke vepruar dhe këtë gjë nuk e kam të vëshitrë.” Lutja që njeriu i drejton Zotit të tij për t’i falur mëkatet dhe shpresa e tij për këtë pa u shoqëruar me pesimizëm, shtoi kësaj dhe pendimin nga ato mëkate, me të gjitha këto arrihet shlyerja e mëkateve edhe nëse ato janë të mëdha, të shumta në numër dhe që përsëriten shpesh. Për këtë arsye në hadith ai tha: “do të t’i fal të gjitha ato që ke vepruar dhe këtë gjë nuk e kam të vëshitrë.” Ngjashëm me këtë është fjala e Allahut që thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbisni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Suretu Zumer, 53)

4 - “O biri i Ademit, nëse mëkatet e tua arrijnë deri lart në qiell dhe ti kërkon falje nga Unë, atëherë Unë do të të fal ty.” Nëse mëkatet e robit shtohen dhe arrijnë deri lart në qiell, këtu përfshihet dhe ajo që është poshtë qiellit; retë, apo deri aty sa shkon shikimi i një njeriu, e më pas ky njeri kërkon falje dhe pendohet nga të gjitha këto mëkate, me këtë Allahu i Madhëruar ia fal mëkatet dhe i anashkalon ato. Pendimi realizohet duke braktisur mëkatin, duke u penduar për atë që ka kaluar, si dhe të kesh ambicje që në të ardhmen të mos u kthehesh më atyre. Këto tri gjëra duhen të praktikohen nëse mëkati i është bërë Allahut të Madhëruar, e nëse kërkon ndonjë shlyerje atëherë ai duhet ta shlyej atë. Por nëse është bërë në dëm të njerëzve atëherë duhet t’ua kthejë detyrimet dhe t’u kërkojë falje për atë që u ka bërë.

5 - “O biri i Ademit, nëse vjen tek Unë me mëkate në madhësi të tokës, e më pas më drejtohesh duke mos më shoqëruar asgjë, Unë do të vijë ty me falje po aq të madhe.” Shirku ndaj Allahut të Madhëruar është mëkati të cilin Allahu nuk e fal. Çdo mëkat përpos shirkut mbetet nën dëshirën e Allahut; nëse do e fal atë që e ka bërë dhe nuk e dënon, por nëse do e dënon dhe e fut në zjarr por nuk qëndron përjetësisht në të siç ndodh me jobesimtarët. Ai do dalë prej aty dhe do hyjë në xhenet siç thotë Allahu i Madhëruar: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (Suretu Nisa, 48) Pra në dy vende në suren Nisa. Ky hadith sqaron se nëse mëkatet arrijnë sa arrijnë në numrin e tyre të madh, Allahu i fal ato por me kusht që robi të jetë i sinqertë në adhurimin e tij ndaj Allahut, si dhe i ruajtur nga shirku ndaj Tij.

6 - Prej dobive të nxjerra nga ky hadith janë:

1 - Gjerësia e mirësive të Allahut të Madhëruar dhe falja që Ai u bën mëkateve të robërve të Tij.

2 - Prej shkaqeve që shlyejnë mëkatet është lutja ndaj Allahut dhe shpresa në mëshirën e Tij pa pezimizëm.

3 - Vlera e kërkimit të faljes së bashku me pendimin, dhe se Allahu e fal atë që kërkon falje për mëkatet e tij edhe nëse arrijnë shumë në numër.

4 - Shirku ndaj Allahut është mëkati të cilin Allahu nuk e fal, ndërsa mëkatet janë nën dëshirën e Tij.

5 - Vlera e sinqeritetit dhe se Allahu me anë të tij fal mëkatet.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free