Hadithi - 41





41 - Nuk beson dikush derisa dëshirat e tij të pasojnë sheriatin tim.

 

Ebu Muhamed Abdullah bin Amr bin Asi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush nga ju nuk beson, derisa dëshirat (pasionet) e tij të jenë në përputhje me fenë që solla.” Hadithi është i saktë. Ai na është transmetuar në librin El Mehaxhe me zinxhir të saktë transmetimi.

1 - Hadithin e ka saktësuar Neveviu duke iu referuar librit El Mehaxhe. Ibn Rexhebi në librin e tij Xhamiul Ulumi uel Hikem (2/293) thotë: “Ai ka për qëllim autorin e librit El huxheh, Shejh Ebu el Fet’h Nasr bin Ibrahim el Makdesi esh Shafi, juristin dhe asketin e njohur që jetonte në Damask. Libri i tij titullohet El huxheh ala tariki el mehaxhe, në përmbajtjen e të cilit gjenden bazat e fesë sipas rregullave të vëna nga pasuesit e hadithit dhe Sunetit. Këtë hadith e ka përmendur dijetari i hadithit Ebu Nuajmi në librin e tij “El Arbain” dhe në fillimin e tij kushtëzoi se libri i tij do të përmbante vetëm hadithe të sakta dhe thënie të mira prej atyre që transmetuesit janë në unanimitet për besueshmërinë e atyre burrave që i transmetojnë. Këtë hadith e kanë shënuar edhe imamët e mëdhenj në mesanidet (Mesanid është shumësi i fjalës Musned, i cili nënkupton librin e haditheve të radhitur sipas emrave të Sahbëve. Sh p) e tyre.” Pas kësaj hafidh Ibn Rexhebi e konsideroi këtë hadith si të dobët dhe sqaroi shkaqet e dobësisë së tij, por hafidh Ibn Haxheri në librin e tij Fet’hul Bari (13/289) jep të kuptojmë se hadithi është i saktë, duke e konsideruar si hadith, të cilin e transmeton Ebu Hurejra. Në këtë mënyrë ai shprehet duke thënë: “Bejhakiu në librin Med’hal dhe Ibn Abdul Berri në librin Bejanul ilmi e kanë transmetuar këtë hadith nga një grup tabiinësh si: Haseni, Ibn Sirini, Shurejhi, Shabiu dhe Nehaiu me zinxhir të mira dhe kjo kur ata flasin për nënçmimin e të folurit vetëm sipas logjikës. Këtë që thanë e përmbledh hadithi i Ebu Hurejrës ku Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Askush nga ju nuk beson derisa dëshirat (epshet, pasionet) e tij të jenë në përputhje me fenë të cilën solla.” Këtë hadith e transmetoi Hasen bin Sufjani etj., dhe burrat e zinxhirit të transmetimi janë të besueshëm. Atë e saktësoi edhe Neveviu në fund të librit El Arbain.

2 - Mohimi i besimit që përmendet në hadith është për qëllim mohimi i besimit të plotë të detyrueshëm. Neveviu në komentin e librit Dyzet hadithet thotë: “Kjo do të thotë se njeriu duhet ta parashtrojë punën e tij te Kurani dhe Suneti, të kundërshtojë dëshirat e tij dhe të ndjekë atë që solli i Dërguari i Allahut. Kjo që thamë është e ngjashme me fjalën e Allahut që thotë: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë, që kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren.” (Suretu Ahzab, 36) Ndaj nuk i përket askujt veç Allahut të Lartësuar dhe Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të ketë në dorë ndonjë çështje, apo dëshirë.”

3 - Ibn Rexhebi në librin e tij “Xhamiul Ulumi uel Hikem” (2/398-399) thotë: “Ajo që njihet nga përdorimi i fjalës haua (dëshirë, epsh, pasion) është animi drejt kundërshtimit të së vërtetës, siç thuhet në fjalën e Allahut të Madhëruar: “E mos ndiq dëshirat që të humbasin nga rruga e Allahut.” Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” (Suretu Naziat, 40 - 41) Por ndodh që fjala haua të ketë si kuptim dëshirën dhe animin tek diçka e këtu përfshihet animi nga e drejta apo diçka tjetër. Por ndoshta ajo përdoret dhe me kuptimin e dëshirës për të vërtetën në veçanti dhe ndjekjen e saj. Safuan bin Asali është pyetur: “A ke dëgjuar që Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të ketë përmendur hauanë?” Ai u përgjijgj: “Atë e pat pyetur një beduin për një njeri që e do një popull por që nuk u është bashkangjitur atyre, dhe Profeti i tha: “Njeriu do jetë me atë që ka dashur.” E në momentin kur zbriti fjala e Allahut: “Ti mund të largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash” (Suretu Ahzab, 51), Aisha i tha Profetit: “Shoh se Zoti yt po ta shpejton dëshirën tënde.” Ndërsa Umeri në ndodhinë e diskutimit rreth robërve të luftës në Bedr, thotë: “Atëherë Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pëlqeu atë që tha Ebu Bekri dhe nuk e pëlqeu atë që thashë unë.” Në këtë hadith është përdorur fjala haua por është përdorur me kuptimin e pëlqimit të lavdëruar.”

4 - Prej dobive të nxjerra nga ky hadith janë:

1- Domosdoshmëria e ndjekjes së Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në atë me të cilën ka ardhur.

2- Njerëzit nuk janë të njëjtë në besimin e tyre.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free