Hadithi - 44
44 - Gjidhënia bën të ndaluar njësoj si nga gjaku.
Aisha (radijAllahu ‘anha) transmeton se profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Taisja (gjidhënia) ndalon atë që ndalon edhe afërsia e gjakut.” Buhariu dhe Muslimi.
1 - Në Kuranin Famëlartë është përmendur ndalimi i rreptë i martesës me nënat nga gjiri dhe motrat nga gjiri. Ky ndalim përmendet në fjalën e Allahut që thotë: “…me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja që kanë thithur prej një gjiri.” (Suretu Nisa, 23) Ndërsa suneti ka sjellë këtë hadith që do të thotë se taisja ndalon atë që ndalon dhe afërsia e gjakut. Çdo gjë që është ndaluar me afërsi gjaku është ndaluar edhe me anë të taijses. Prandaj nëse një fëmijë ushqehet me qumësht gjiri nga një grua ajo konsiderohet nënë për të nga gjiri, ndërsa babai dhe gjyshërit e saj për të bëhen baballarë nga qumështi. Gjithashtu nëna e gjyshet e saj bëhet nëna për të nga qumështi, vëllezërit e saj bëhen dajallarë për të nga qumështin ndërsa motrat e saj për të bëhen teze nga qumështi. Edhe fëmijët e saj sido qofshin; me një burrë apo me burra të ndryshëm, konsiderohen vëllezër për të nga qumështi. Edhe burri i gjidhënëses që e ushqeu me shpenzimet e tij konsiderohet baba qumështi për foshnjen, ndërsa babai dhe gjyshërit e tij konsiderohen baballarë qumështi për të. Nëna dhe gjyshet konsiderohen për të nëna nga qumështi, edhe vëllezërit dhe motrat e tij konsiderohen xhaxhallarë dhe halla për të nga qumështi. Fëmijët e tij qofshin dhe nga gra të ndryshme konsiderohen vëllezër për të nga qumështi, edhe gratë e tij konsiderohen gra të babait nga qumështi, e kështu me rradhë. Pra çdo gjë që ndalohet me afërsi gjaku ndalohet edhe me taisje.
2 - Taisja që ndalon martesën është kur fëmija arrin të pijë qumësht pesë herë ose më shumë, dhe kur mosha e fëmijës nuk i ka kaluar dy vjeç. Nëse ai nuk pi pesë herë me këtë nuk realizohet ndalimi i martesës, ashtu sikurse taisja e të rriturit nuk e realizon këtë ndalim. Përsa i përket ndodhisë së Salim meula ebu Hudhejfes të cilën e ka transmetuar Muslimi me nr. 1453, ai gjykim është i veçantë për të dhe nuk kalon tek të tjetrët. Prej arsyeve që sqarojnë se taisja e të rriturit në moshë nuk merret parasysh, është fakti se ai me këtë nuk është se po ushqehet sepse çdo grua i ka mundësitë që nëse do të largohet prej burrit të saj të nxjerrë në një enë qumështin e pesë herëve, e më pas t’ia japë burrit të saj pa e ndier ai e më pas t’i thotë: Unë nuk jam e lejuar për ty sepse je fëmija im nga qumështi!
3 - Prej dobive të nxjerra nga ky hadith janë:
1 - Përsosmëria e legjislacionit dhe gjithëpërmbledhja e tij mbi rregullat tërësore të përgjiëshme, siç u pohua në këtë hadith.
2 - çdo grua që bëhet e ndaluar nga afërsia e gjakut, bëhet e ndaluar edhe me anë të taisjes.